Triumfi i River Plate. Festë, por edhe trazira në Argjentinë

10/12/2018 12:25

River Plate u rikthye të fitojë Kupën Libertadores pas 3 vitesh, teksa mundi në kohë shtesë rivalët e Boca Jr në një finale jo të zakonshme të zhvilluar në Santiago Bernabeu të Madridit me rezultatin 3-1.

Festa ishte e gjithë tifozëve të kësaj skuadre që e shfaqen entuziazmin si në Madrid ashtu edhe në Buenos Aires. Tifozët që ishin në kryeqytetin spanjoll u mblodhën në Puerta del Sol për t’iu gëzuar këtij suksesi te River Platet.

Akoma më të zjarrta ishin festimet në Argjentinë ku me mijëra tifozë u mblodhën rreth Obeliskut, sheshi ku festohen zakonisht titujt e skuadrës së River Plate.

Festimet zgjatën me orë të tëra deri në momentin kur një grup i ekzaltuar i tifozëve filluan të hidhnin shishe në drejtim të policisë që ishin të pranishëm në rrugët e Buenos Airesit për të ruajtur rendin. Kjo e fundit reagoi duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome, ndërkohë që agjentë të tjerë policie hodhën edhe ujë për të larguar tifozët nga Obelisku.

River Plate e fitoi Kupën Libertadores për herë të 4 në historinë e saj dhe për të dytën herë me trajnerin Gallardo në pankinë.

Top Channel