Zëvendëskryetarja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi se qeveria është e gatshme që të shkojë “te studentët ose ata të vijnë te ne”.

“Gati për të dialoguar për çdo gjë dhe për të ngritur nivelin e arsimit të lartë në Shqipëri. Revolta buron nga dëshira për arsim më të mirë dhe për të dalë nga gjendja ku janë familjet e tyre, por ka zëra që i rezistojnë këtij dialogu sy më sy”, deklaroi Spiropali.

Në lidhje me mënyrën se si qeveria ka menduar që të komunikojë me këta studentë, Spiropali theksoi: “Ne kemi shtrirë çdo urë të mundshme komunikimi, ndryshe nga qeveria e mëparshme që hymë në grevë urie dhe e bënë veshin e shurdhër. Ne jemi gati që bashkë me studentët të bëjmë të mundur shkuljen e çdo lloj nepotizmi dhe bajraktarizmi nga universitetet”.

Top Channel