Një prej kërkesave të studentëve është përgjysmimi i tarifave për një vit akademik.

Por për kryeministrin Rama është e pamundur që ai të ndërhyjë tek Universitetet, pasi ato janë autonome.

“Universitetet janë autonome, nuk mund të ndërhyjmë me buldozerë si tek Unaza e Re”, u shpreh Rama.

Po pavarësisht kësaj, ai shprehet se ka një mundësi që studentët të paguajnë më pak, e kjo është nëpërmjet subvencioneve. Por kjo sipas Ramës duhet diskutuar.

“Jemi gati që tarifat t’i mbështesim edhe në masën 50% por nuk bëhet kështu, o ba dua lekë. Do u themi të gjithë që taksat tuaja do përdoren për këta studentë”, tha Rama.

Top Channel