Me thirrjet “Nuk ka negociata” dhe “Nuk ka dialog”, studentët për të 6-tën ditë me radhë janë grumbulluar masivisht para Ministrisë së Arsimit.

Duket se studentët nuk kanë pranuar as thirrjet për dialog me kryeministrin Rama, i cili në dy momente të ndryshme një ditë më parë lajmëronte se sot në 11:00 do të dialogonte me studentët përmes rrjetit social.

“Jemi për arsimin. Nuk ka dialog me sistemin që nuk përfaqëson të rinjtë”, janë disa prej thirrjeve të studentëve të grumbulluar para Ministrisë së Arsimit këtë të hënë.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel