Kryeministri Rama bërë thirrje për dialog ndaj me studentët, duke kërkuar edhe një takim me ta. Në komunikim me studentët përmes Facebook për afro 2 orë, kryeministri Rama u shpreh se kjo nuk është betejë mes studentëve dhe qeverisë. Pasi siç u shpreh ai janë bashkë në këtë betejë.

Duke iu drejtuar studentëve, kryeministri Rama shprehet se nëse ulen për dialog mund të ketë ulje tarifash, plan konkret për kampusin e Tiranës. si edh do të shkarkojë Bordet e administrimit, për të cilët tha se do i shkarkojë të gjithë anetarët e zgjedhur nga qeveria.

“Tarifat- Mund të bëjmë më shumë se përgjysmim të tarifave. Përveç përgjysmimit, në bazë të meritokracisë mund t’u ofrojmë falas tarifat (subvencion 100%) atyre që janë në ndihmë ekonomike dhe atyre që janë me 9 dhe 10”, u shpreh Rama. Ndërsa për Konviktet, ai tha se “Do ketë plan konkret për kampusin e Tiranës – është bërë konkursi në 2015 dhe Bashkia e Tiranës është gati që të ndërhyjë qoftë për Qytetin Studenti, qoftë për kampusin e ri. Ndërkohë 18 milionë euro për ndërhyrje falë KFV për Qytetin Studenti. Por pse mos te rishikojmë edhe tarifat që paguajnë studentët që jetojnë në konviktet ku nuk është vendosur dorë deri më sot? Do ishte e ndershme, edhe pse nuk është kërkuar nga studentët”, tha Rama.

Top Channel