San Antonio fiton një tjetër ndeshje në kampionatin amerikan të basketbollit. skuadra teksane këtë radhë mundi Utah jazz 110-97 duke regjistruar fitoren e 13 sezonale të saj.

Skuadra nga Salt Lake City u përpoq që të mos dorëzohej në këtë ndeshje ku u dalluan Mitchell me 27 pikë, Rubio me 26 dhe Gobert me 12 pikë. Por San antonio kishte të tjera plane duke e shtuar ritmin e lojës falë DeRozan që e mbylli sfidnë me 26 pikë, ndërkohë që u dalluan edhe Gay me 23 pikë e 15 topa në tabelë, Aldridge me 20 dhe Forbes me 15 pikë.

Milwaukee-Toronto ishte ndeshja me vëmendjen më të madhe në mbremjen e radhës në NBA dhe ajo që e fitoi atë ishte skuadra e Bucks me rezultatin 104-99 duke e cuar në 17 numrin e fitoreve sezonale, ndërsa Toronto e ka bilancin me 21 fitore e 7 humbje. për Milëaukeen, spikati i zakonshmi Antetokumpo me 19 pikë e 19 topa në tabelë, ndërkohë që mjaft mirë u paraqitën edhe Lopez me 19 pikë e Brogdon me 18. Për Toronton, Ibaka e Leonard shënuan respektivisht 22 e 20 pikë, por në fund ata dhe pjesa tjetër e skuadrës u detyruan të dorëzoheshin përballë Bucks

Vazhdon kriza e New Yorkut që pësoi humbjen e radhës. këtë radhë skuadra e Knicks u mund nga Charlotte 107-119 duke regjistruar disfatën e 20 në këtë sezon në NBA. Kemba Ëalker udhëhoqi skuadrën e Hornets drejt sukesit me 25 pikë të shënuara, por dhanë kontributin e tyre edhe Lamb me 19 e Parker me 16 pikë. te Neë York të vetmit që u vlerësuan pozitivisht ishin Hardaëay jr me 21 pikë e Knox me 26 pikë e 15 topa në tabelë.

Top Channel