Fiks Fare/ Studentët: Përpjekje ka pasur, por është e pamundur që politika të përvetësojë protestën

10/12/2018 20:24

Një grup studentësh deklaruan në studion e “Fiks Fare” në Top Channel se politika është përpjekur që të përvetësojë protestën e tyre, por nuk ia ka arritur.

“Janë munduar të marrin megafonët dhe ka pasur fushata të turpshme në rrjetet sociale, por nuk na përçanë dot”, thanë studentët.

“U bëmë shumë sepse ishte një kauzë që na përfshintë që të gjithëve. Nuk ishte rastësi në fakt, pasi kemi vite që kundërshtojmë reformën e arsimit të lartë”, shtuan ata.

Top Channel