Studentët e parë që u çuan në protestë kundër tarifës së provimeve të bartura ishin ata të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës dhe Urbanistikës.

Në një lidhje të drejtpërdrejt me emisionin “Open” të Eni Vasilit, gazetarja e Top Channel, Rudina Muça deklaroi se studentët nuk kanë pranuar të flasin për emisionin, pasi kanë frikë nga ndikimi politik.

“Studentët, prej 6 ditësh i kanë bërë të ditura këto gjëra dhe thanë se do të vazhdojnë me protestën. Ata thanë se nëse bien në sy, kjo mund të ketë pasoja të rënda për ata nga politika”, tregoi gazetarja.

Sipas saj, studentët kishin frikë të flisnin për kushtet dhe kërkesat e tyre.

“Thanë se janë pak dhe kur je pak në numër bëhet shumë më e lehtë që të të sulmojnë. Njëri prej tyre tha se i duheshin 6.000 lekë në javë vetëm për projekte”, rrëfeu gazetarja e Top Channel.

Top Channel