Ambasada Amerikane në Tiranë vjen me një mesazh të qartë për sistemin gjyqësor shqiptar.

Përmes një postimi në Facebook, kjo ambasadë i bën thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve që të sigurojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për magjistratët në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ), që do të mbahet këtë javë.

Po ashtu, ajo thekson se një sistem drejtësie tërësisht funksional është në interesin e qytetarëve, por edhe të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Top Channel