Rreth 70 studentë nga Universiteti “Eqrem Çabej” iu bashkuan protestës së studentëve në të gjithë Shqipërinë.

Ata thanë se numri i mbështetësve është më i madh dhe se protesta do të vazhdojë në ditët në vijim me pjesëmarrje masive.

Studentët mbanin pankarta ku dënohej korrupsioni dhe apatia e sistemit, ndërsa protesta huazoi slogane të protestave kombëtare të studentëve për tarifa të ulëta, kushte normale jetese dhe studimi.

Denisa Veliaj, përfaqësuese e studentëve tha se protesta nisi me vonesë në Gjirokastër, por studentët që në fillim e kanë përqafuar lëvizjen për të rizgjuar shpresën për të ardhmen.

Studentët e zhvendosën protestën prej universitetit dhe marshuan përgjatë bulevardit kryesor të Gjirokastrës, duke kërkuar edhe mbështetjen e qytetarëve.

Kërkesat sollën në vëmendje mungesën e dinjitetit për studentët, pagesat për provimet dhe demotivimin që sistemi ka prodhuar për ata që dëshirojnë të studiojnë.

Një pjesë e pankartave të protestës rekflektonin njohje të dobët të drejtshkrimit.

Top Channel