Mjaftoi një gol i Gareth Bale në prekjen e parë që uellsiani i bëri topit që Reali të fitonte 0-1 në transfertën ndaj modestëve të Huescas.

Një ndeshje e lehtë në letër, por e vështirë në fushë për skuadrën e Santiago Solarit, me trajnerin argjentinas që regjistroi suksesin e katërt në 5 takime në kampionatin spanjoll.

Me këtë fitore, Reali ngjitet në zonën Champions, pasi pozicionohet në vendin e katërt në LaLiga me 26 pikë, 5 pikë larg nga kryesuesit e Barcelonës.

Top Channel