Shprehja “të kollitesh sa të të dalin mushkëritë vendit” nuk qenka dhe aq figurative. Të paktën kështu thanë shumë media ditët e fundit.

Ajo që shihni në foto i ka dalë një pacienteje që është kollitur jashtëzakonisht shumë. Mjekët u habitën, aq sa e botuan në revistën e mjekësisë së Nju Inglend.

Megjithatë, ndryshe nga ç’kanë thënë shumica e mediave, kjo nuk është tamam copëz mushkërie. Është një koagulim gjaku në bronke, një formë mukusi që mblidhet në mushkëri për shkak të disa sëmundjeve të ndryshme.

Dhe kjo ndodhi nuk është diçka e pazakontë, pasi këto copëza dalin shpesh. Por kurrë nuk ishte parë kaq e madhe sa në këtë rast. Ajo që i ka habitur mjekët është se si nuk është copëtuar por ka dalë me atë formë.

 

Top Channel