Edhe këtë të shtunë, pavarësisht se është ditë pushimi dhe një mot me shi, me mijëra studentë janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit për të protestuar për kauzën e tyre.

Ata kanë renditur 8 kërkesa drejtuar ministres Nikolla, e kreut të qeverisë Rama. E nëse ato nuk do të realizohen ata kërcënojnë se do të hyjnë në grevë urie.

“Do të presim deri ditën e martë. Nëse asgjë nuk ndryshon do hyjmë në grevë urie”, shprehet një prej protestuesve.

Ata vijojnë përpjekjet që mos ta politizojnë protestën e tyre, duke larguar edhe protestuesit e unazës së re, të cilët iu bashkuan atyre të veshur me jelekë të verdhë.

Top Channel