Kjo e shtunë shënon një tjetër start të suksesshëm për puntatën e radhës së “Shiko Kush LUAN” dhe si e tillë nuk mund të mungonin batutat e këndshme të autores dhe moderatores, Luana Vjollca.

Të ftuarit e mbrëmjes së sotme, Juliana Pasha, Klodiana Shala, Oriela Nebiaj, Isli Islami, Rina Balaj, Graciano Tagani në dy skuadrat e Adi Pojana dhe Florjan Binaj duket se janë gati për një mbrëmje emocionuese.

Në fokus vijojnë të mbeten argëtimi dhe të qeshurat në studio, të cilat depërtojnë ngrohtësisht në shtëpitë tuaja, në këto mbrëmje të ftohta dimri.

Top Channel