Napoli ka arritur të triumfojë me rezultatin e thellë 4-0 në sfidën përballë modestëve të Frosinones, zhvilluar këtë pasdite në stadiumin ‘San Paolo”.

Të besuarit e Ancelottit nuk e diskutuan për asnjë moment triumfon ndaj skuadrës së sapo-ngjitur në Serinë A, ndonëse tekniku italian kishte lënë disa prej titullarëve pushim, për t’i ruajtur para sfidës me Liverpoolin në Champions.

Zielinski, Ounas dhe Arkadiuz Milik dy herë, ishin autorët e golave për napolitanët, që vijojnë të ndjekin Juventusin në luftën për titull.

Me këtë triumf, Napoli shkon në kuotën e 35 pikëve, 8 më pak se Juventusi kryesues, por 6 më tepër se Interi që mban vendin e tretë. Vlen të theksohet se në takimin e sotme luajti titullar edhe mbrojtësi shkodran i Napolit, Elseid Hysaj.

Top Channel