Këngëtarja serbe, Svetlana Razanatovic e njohur si Ceca, ka hyrë pa asnjë problem në territorin e Republikës së Kosovës përmes pikës kufitare te Jarinjës, pavarësisht thirrjeve të ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, për të mos e lejuar të hyjë.

Këngëtarja, e cila ka qenë bashkëshortja e komandantit paraushtarak famëkeq serb që terrorizoi e vrau shqiptaret gjatë luftës së Kosovës, Zheljko Razhnatovic, i njohur ndryshe si Arkani, iu drejtua qendrës studentore në veri të Mitrovicës për një koncert, që konsiderohet pjese e protestës kundër taksës 100 për qind të vendosur ndaj produkteve serbe.

Autoritetet kosovare i ndaluan më herët hyrjen në Kosovë basketbollistëve të klubit të Partizanit dhe zëvendës drejtorit të se ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’.

Top Channel