Të ftuar sot në “Ftesë në 5” në Top Channel me Bieta Sulon, ishin studentë nga universitete të ndryshme publike, të cilët prej katër ditësh janë pjesë e protestës për arsim cilësor.

E nisur si një protestë e thjeshtë për tarifimin e provimeve të mbartura, studentët theksuan se protesta do të vazhdojë pa afat deri në zyrtarizimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.

Ata pohuan se edhe nesër, në Ditën e Rinisë, do të ketë protestë, që do të nisë në orën 9:30 të mëngjesit për të vazhduar deri në orët e vona të pasdites.

Shqetësimi i tyre më i madh është përfshirja e politikës në lëvizjen e tyre spontane, ndaj i bënë thirrje krerëve të partive opozitare t’u qendrojnë sa më larg.

“Protesta jonë do të jetë e pavarur dhe plotësisht apolitike”, theksuan ata në një lidhje të drejtpërdrejtë.

Top Channel