Një nënë 31 vjeçare nga Ostreni humbi tre fëmijët e saj të sapolindur për shkak të mungesës së mjekut gjinekolog në spitalin e Bulqizës.

Gruaja u transportua nga fshati i saj pasi i kishin nisur dhimbjet e lindjes, por fëmijët nuk mundën ‘i mbijetonin lindjes në kushte të vështira në spitalin ku i priti një infermiere dhe mjeket e tjerë thonë se mezi i shpëtuan jetën nënës Enkeleda Rexhepi.

Mungesa e një inkubatori në këtë spital ku ka dhe mangësi në personel mjekësor reduktoi shanset për mbijetesë të foshnjave që lindën në muajin e shtatë të shtatzënisë.

Shpesh raste të tilla janë transportuar me helikopter drejt Tiranës. Mjekët e Spitalit të Bulqizës u kërkuan ndihmë kolegeve nga kryeqyteti, por foshnjat fatkeqësisht nuk mbijetuan deri në mbërritjen e tyre.

Top Channel