Top Story transmetoi këtë të mërkurë një profil të ish Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me dokumente dhe intervista ekskluzive për të kaluarën e tij.

Në pamjet e pa-transmetuara ndonjëherë, Xhafaj shihet në krah të diktatorit Enver Hoxha.

Top Story udhëtoi drejt Krujës, për të gërmuar mbi të kaluarën e tij si hetues, ku nëpërmjet një dëshmie tronditëse zbulohet dhuna dhe represoni i ushtruar nga Fatmir Xhafaj.

“Më tha brigadieri hip sipër se ka ardhur policia me të marrë. Shkova unë atje dhe më mori Fatmir Xhafaj në pyetje. Ishte hetuesi i vëllait tim… Si në kohën e Enverit, edhe presion kishte. Ma ka bërë këtë krah Fatmir Xhafaj…, duke më pickuar, kallëzo se ku i ke lënë florinjtë e kallëzo se ku do shkoje me vëllain”, shprehet për Top Story Valbona.

Gjithashtu Top Story përmes dokumenteve, dëshmoi se si angazhimi i tij politik e ndihmoi Xhafajn të rris influencën, pasurinë dhe bizneset e tij në qytetin e Pogradecit. Dokumentet ekskluzive tregojnë familjarët e Xhafajt të cilët kanë ndërtuar këtë pallat në Pogradec, në lagjen “rinia”.

“Thonë pallati i Xhafës. I Xhafës, kështu thonë. Si pallati i Xhafës, Xhafa e ka ndërtuar. Pallati i Xhafës, kaq di unë, Fatmir Xhafa dhe i vëllai…Po, ky pallat quhet pallati i Xhafës”, thonë për Top Story qytetarët.

Pjesë e emisionit ishte edhe ekspozimi i një prej vëllezërve të Fatmir Xhafaj, i panjohur publikisht. Bëhet fjalë për Alban Qazimin, i cili ka një firmë përmbarimore, me të cilën në shkelje me ligjin ka tjetërsuar asetet e kompanisë naftë përpunuese, ARMO. Qazimi gjithashtu, rezulton të ketë përfituar rreth 1.7 miliardë lekë fonde publike si përmbarues, përgjatë viteve 2015-2018.

Top Story trajtoi edhe karrierën politike të Xhafajt, klanet që ai krijoi në Partinë Socialiste si dhe përplasjet me Edi Ramën.

Top Channel