Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, deklaroi në emisionin Open me Eni Vasilin në Top Channel se tarifat e studimit i vendosin vetë universitetet.

“Ligji i ri i arsimit të lartë e delegon kompetencën e vendosjes së tarifave te universiteti. Janë strukturat universitare ato që kanë vendimmarrjen e tyre. Nëse universitetet marrin vendim për uljen e tarifave, patjetër që do të ulet tavani nga Ministria e Arsimit”, u shpreh Nikolla.

Top Channel