Kryeministrja e Serbisë deklaroi të mërkurën se çdo hap për krijimin e një ushtrie në Kosovë, mund të provokojë një ndërhyrje ushtarake nga Beogradi, dy dekada pas kryengritjes së shqiptarëve të Kosovës kundër sundimit serb.

Parlamenti kryesisht shqiptar etnik i Kosovës, është i vendosur të votojë më 14 dhjetor nëse do të transformojë forcën e saj të mbrojtjes prej 4,000 trupash, por të armatosur lehtë, në një ushtri të rregullt.

Megjithëse për këtë proces mund të duhen vite, politikanët serbë pohojnë se një ushtri e Kosovës mund të përdoret për të dëbuar serbët e mbetur nga Kosova, një akuzë e mohuar nga udhëheqësit kosovarë, të cilët bazohen në mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, në reformat dhe zhvillimin e shtetit.

“Unë shpresoj se kurrë nuk do të duhet ta përdorim atë (ushtrinë), por kjo është aktualisht një nga opsionet në tryezë, pasi nuk duam ta shikojmë këtë spastrim etnik”, u tha gazetarëve në Beograd, kryeministrja Ana Brnabiç .

Analistët e Ballkanit thanë se veprimi i ushtrisë së Serbisë prej 28,000 trupash, kundër Kosovës, është shumë pak i mundshëm, duke pasur parasysh aspiratat e Beogradit për t’u bashkuar me BE-në dhe se komentet e Brnabiç duket të jenë një e keqe për nacionalistët serbë.

“Pretendimet e Brnabic janë në konflikt me një deklaratë të fundit të presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili tha se dërgimi i ushtrisë (serbe) në Kosovë do të çonte në konflikte të drejtpërdrejta me NATO-n”, tha Milan Karagaca, një ish diplomat ushtarak dhe një anëtar i Qendra për Hulumtime të Politikës së Jashtme në Beograd.

Marrëdhëniet e zymta midis Serbisë dhe Kosovës, që shpalli pavarësinë në vitin 2008, u përkeqësuan kur Prishtina vendosi 100 përqind tarifa mbi importet nga Serbia dhe Bosnja më 21 nëntor, në shenjë hakmarrjeje për lobimin e Beogradit kundër pranimit të Kosovës në Interpol, grupi ndërkombëtar i policisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshkroi idenë e krijimit të një ushtrie të Kosovës si të paafatshme.

“Një veprim i tillë shkon kundër këshillës së shumë aleatëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja serioze për integrimin e ardhshëm euroatlantik të Kosovës”, tha Stoltenberg në Bruksel.

Ai gjithashtu përshkroi tarifat e paraqitura nga Prishtina si ndarëse, duke shtuar se hapat e tillë po bëjnë “edhe më të vështirë dialogun ndërmjet BE-së dhe Serbisë”.

Ai u kërkoi të dyja palëve të përmbahen nga hapat dhe deklaratat provokative dhe të kërkojnë kompromise nëse duan të lëvizin “drejt një të ardhmeje më të mirë”.

Brnabiç tha se rritja e tarifave do të ndalonte tregtinë me Kosovën, duke i kushtuar Serbisë 42 milionë euro në muaj. Por Vuçiç tha të martën se nuk do të ketë kundërmasa.

BE ka thënë se Beogradi dhe Prishtina duhet të normalizojnë marrëdhëniet dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet territoriale dhe të tjera të pazgjidhura, si kusht që përparimi drejt anëtarësimit në BE të kërkojë.

Top Channel