Njohja mes Fatmir Xhafajt dhe Besos së Tajvanit, siç e njohin të gjithë është e hershme. Prej vitesh kanë qarkulluar zërat se Fatmir Xhafaj dhe Besnik Sulaj kanë qënë pronar të kompleksit të pishinave pranë Liqenit Artificial, Aquadrom. Sipas Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Xhafaj nuk rezulton të ketë qënë aksioner, por fijet të çojnë tek ai. Një nga aksionerët e Aquadrom, Arjan Pelushi, ka në pronësi një firmë ndërtimi të quajtur Leaser Construksion. Kjo firmë ka ndërtuar pallatin e kunatit të Xhafës në Pogradec.

Por miqësia Xhafaj-Sulaj do të forcohej edhe më tepër pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste, në vitin 2013. Beso i Tajvanit do të përfitonte ARMO-n, sa me ndihmën e bankës së nivelit të dytë por edhe shkeljet e zyrës përmbarimore të Alban Qazimit, vëllai nga nëna i Fatmir Xhafajt.

Emri i Besnik Sulajt, del sërish në skenë si personi që siguron lejen për ndërtimin e kompleksit të pallateve pranë Policisë Bashkiake në Tiranë, në truallin e një lulishteje.

Kjo është leja e ndërtimit e dhënë nga bashkia e Tiranës në 21 Shkurt 2017, me hapësirë 3197 m2, për kompaninë “Arlis-Ndërtim” SHPK, me pronar të vetëm Armand Lilon. Ky i fundit ka lidhje gjaku me bashkëshorten e Fatmir Xhafajt, Mimozës.

Vlen të theksohet fakti se leja e ndërtimit, është firmosur edhe nga dhëndrri i Xhafajt, Ditjon Baboçi, i cili mban postin e drejtorit të Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës.

Duket se skema tashmë është e zbardhur dhe Fatmir Xhafaj ishte kapur fund e krye nga konflikti i interesit me familjarët e tij. Biznesi rrotullohej tek dy emra, Fatmir Xhafaj dhe Besnik Sulaj.

Top Channel