Kontrata që Cesc Fabregas ka me Chelsean përfundon në fund të këtij sezoni. 31-vjeçari momentalisht nuk ka marrë ofertë rinovimi nga Blutë e Londrës, por nuk është se dhe vetë ai ka dëshirë të vijojë në Stamford Bridge.

Me shume mundësi e ardhmja e spanjollit do të jetë në La Liga, por jo një rikthim tek Barça.

Madridi mund të realizojë transferim me 0 kosto të Fabregas që do të zbres jo në Bernabeu, por në krahun tjetër të qytetit pikërisht në Wanda Metropolitano.

Simeone dëshiron të përforcojë më tepër mesfushën e tij dhe sheh me sy pozitiv afrimin e Fabregas. Vetë futbollisti pëlqen shumë të jetoje në kryeqytetin spanjoll dhe Atletico i duket një klub i lartësisë së duhur për të vijuar karrierën.

Pasi ka refuzuar Milanin dhe disa oferta të majme nga Kina, Los Colchoneros mund të jenë hapi i rradhës pasi ka luajtur për Arsenalin, Barçën dhe Chelsea-in, ku me këta të fundit ka humbur protagonizmin këtë sezon.

Lojtari katalanas ka marrë pjesë vetëm në 3 sfida të Premier League këtë sezon, 48 minuta gjithsej dhe 3 ndeshje kupe e 4 në Europa League. Me afrimin e Sarrit ka humbur peshën që kishte më parë tek Chelsea ndaj Atletico do bëjë maksimumin për të përfituar.

Top Channel