Një 21-vjeçar nga fshati Maqellarë e Dibrës ka humbur kontaktet me familjen prej një jave dhe prindërit e tij të alarmuar kanë denoncuar zhdukjen e të birit në polici.

Familjarët kanë rrëfyer në polici se djali i tyre, Mateo Agolli, ka dalë nga shtëpia pasi u thirr nga një shok, ndërsa dyshohet se ka ndërruar veshjen në një shtëpi në fshatin Grezhdan.

Mendohet se 21-vjeçari ka veshur një xhup ngjyrë ushtarake, ndërkohë që për herë të fundit është parë duke dalë nga një lokal rreth orës 21:35 minuta të datës 28 nëntor.

Familjarët e Mateo Agollit dyshojnë se “djalin e kanë rrëmbyer”.

“Mateo nuk kishte telefon me vete kur u largua”, janë shprehur ata në polici.

Top Channel