Shumë të burgosur që presin lirinë si dhuratë nga qeveria edhe këtë dhjetor, kanë pak mundësi që kjo dëshire t’ju realizohet. Për shkak se projektligji i amnistisë duhet të kalojë me 84 vota, të cilat mazhoranca aktuale nuk i gëzon.

“Nuk kalon, ka pak mundësi. Ky është një propozim sa për show, sepse nuk i kanë votat”, u shpreh Ylli Manjani.

Projektligji iu është shpërndarë grupeve të interesit dhe sipas tij parashikohet të lirohen 900 të dënuar si edhe mbi njëmijë që janë nën shpërblim prove. Por amnistia e fundit përmes një ligji të miratuar ku kabinetet qeveritare tregojnë humanizmin e tyre ndaj të burgosurve ishte ajo e 2016, atëherë kur PS dhe LSI ishin aleate.

Edhe vitet e kaluara në projektligj përfshihen të dënuarit deri në 3 vjet burgim, ose çdo lloj dënimi më të bute përfshi edhe dënimin me gjobë, pezullimet, si edhe atyre që u kanë mbetur dy vite heqje lirie.

Përjashtohen nga ky propozim autoret e krimeve të rënda që nga gripet kriminale, ata që kanë kryer krime në familje, për veprat e terrorizmit dhe kundër autoritetit të shtetit. Aktualisht në qeli janë 3084 të dënuar dhe 2377 të paraburgosur.

Top Channel