Manchester City kampion në fuqi i Premier Leagues, mori një tjetër fitore në transfertën ndaj Watfordit, sfidë e vlefshme për javën e 15, që po luhet këtë mesjavë.

Skuadra e Guardiolës arriti të triumfojë me rezultatin 1-2, duke shënuar fillimisht me Sane dhe më pas me Mahrez, ndërsa goli i Doucoure për vendasit, vetëm sa rihapi takimin në minutën e 85-të.

Me këtë triumf, Manchester City regjistron fitoren e 13 në 15 ndeshje, ku numëron edhe dy barazime, ndërsa kryeson me meritë, me 41 pikë, e ndjekur nga Liverpool me 36.

Në sfidat e tjera, West Ham mposhti me rezultatin 3-1 Cardifin, ndërsa me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Brightoni ndaj Crystal Palace.

Kampionati anglez do të vijojë nesër me takimet e tjera, ku spikat sfida mes Manchester United-it dhe Arsenalit, ndeshje ku mund të vendoset edhe e ardhmja e Mourinhos në stolin e “Djajve të kuq”.

Top Channel