OMONIA e cilëson provokim të rëndë antihelenik, aktin e shkatërrimit të pllakës përkujtimore të Thimjo Lolit në Krane, pas transmetimit të dokumentarit nga Marin Mema në “Gjurmë Shqiptare” në Top Channel.

  Pas reportazhit të Top Channel, thyhet memoriali i Thimio Lolit në Krane

“Nga çdo pikëpamje është i dënueshëm akti i “personave të panjohur” që dje, herët pasdite (e Hënë, 3 Dhjetor 2018) të nxitur nga motive raciste dhe antihelenike, në sheshin qendror të fshatit Krane, me dhunë hoqën dhe në vijim shkatërruan pllakën e mermertë me portretin e luftëtarit të Minoritetit Etnik Grek, Thimjo Loli. Minoriteti Etnik Grek ka të drejtë të pamohueshme dhe të sanksionuar të nderojë historinë e tij dhe heronjtë që ka nxjerrë në praninë dhe ecurinë e tij diakronike në territoret amtare. Autoritetet lokale dhe Këshilli Bashkiak i zonës e ka për detyrë jo thjesht të këmbëngulë në dënimin e aktit të shkatërrimit të memorialit gjë që mund të kishte sjellë pasoja akoma më të rënda nëse autorët do të kishin rënë në duart e banorëve të fshatit, por edhe të ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme të rehabilitimit të zëvendësimit të pllakës së dëmtuar dhe me sanksionim të qartë ligjor”, thuhet në deklaratën e OMONIA-s.

SHIH TE PLOTË: GJURMË SHQIPTARE:

  Gjurmë Shqiptare: Kur nderohet një vrasës i shqiptarëve…

Top Channel