Një 43-vjeçar nga fshati Ulëz i Matit, i shpallur në kërkim prej kohësh për shkak të një dënimi me 8 vite burgim, është arrestuar nga policia me ndihmën e informacioneve të publikut pas publikimit të listave të përsonave në kërkim.

Alban Gjegji është i akuzuar dhe i dënuar për veprat penale të “grupit të strukturuar kriminal” dhe “kultivimit të bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, me një vendim të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, në kryeqytet.

Edhe pse ishte dënuar me 8 vite burgim nga gjykata, ai duket se ia kishte dalë mbanë të largohej nga qelia pa kryer as edhe një vit, teksa tashmë i mbeten edhe 7 vite, 4 muaj e 24 ditë burg.

Top Channel