Fshati Kërkovë i rrethit të Vlorës, i cili ndodhet jo më shumë se 10 km nga qyteti nuk ka parë asnjë investim prej shumë vitesh. për të shkuar në këtë fshat është e pa mundur pasi rruga e amortizuar totalisht e bën të pa mundur lëvizjen në drejtim të kësaj zone.

Përveçse nuk ka njohur asnjë investim në infrastrukturën rrugore, ky fshat mbart dhe shumë problematika të tjera. Banorët e Kërkovës për kamerën tonë shprehen të indinjuar pasi, pushtetarët kthejnë sytë vetëm kur është fushatë, dhe më pas nuk kujtohen më.

Përveçse rrugës së amortizuar, ky fshat i cili ka rreth një mijë banorë, vuan mungesën e ujit të pijshëm, i cili vjen një herë në tre ditë dha ai që vjen është i pa përdorshëm pasi është i ndotur nga ndryshku.

Duke parë se ky fshat, i cili është i izoluar nga mungesa e investimeve, banorët janë duke u larguar dhe duke braktisur banesat e tyre. Përveçse rrugës dhe ujësjellësit, shkolla e fshatit që mësojnë 65 nxënës nuk ka asnjë kusht pasi lagështira është e pranishme në çdo klasë, po ashtu dhe qendra shëndetësore funksionon vetëm kur mjeku vjen një herë në javë.

Top Channel