Pas vendimit të qeverisë që mbyll pikat e basteve dhe sposton kazinotë në hotelet me 5 yje të zonave turistike, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe propozoi një tjetër masë shtrënguese mbi kumarin në paketën e re fiskale.

Por dyfishimi i tatimit mbi kazinotë që do të lejohen në hotelet me pesë yje nuk u pranua nga qeveria. Ministri i Financave dhe kryeministri shpjeguan arsyet.

“Ajo është vënë për të mundësuar kthimin e investimit në turizëm”, sqaron Ahmetaj.

Rama “Është incentivë që synon të afrojë hotelet me 5 yje sepse ne nuk kemi asnjë”, shtoi kryeministri Rama.

Amendamenti i taksës mbi kazinotë nuk ishte i vetmi që zoti Braçe propozoi gjatë votimit të paketës fiskale në seancë. Ai paraqiti një sërë amendimesh në korpusin e ligjeve fiskale, përfshirë atë që rrit fashën e pataksueshme të rrogave nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë. Por edhe ky amendament u rrëzua.

Top Channel