Një grup aktivistësh nga Drenasi, ishin këtë të hënë në Prishtinë për t’i dhënë një “porosi” Komisionerit europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn, i cili pritet të ndalet sot në Kosovë.

Përmes një pankarte, të cilën e vendosën në hyrjen e pasme të Kuvendit të Kosovës, ata i kanë vendosur “vizë” komisionerit Hahn.

  Hahn, në Kosovë për “taksën” dhe “vizat”

Welcome to Kosovo, Mr.Hahn! We apply in Kosovo Reciprocity, so you need a VISA to enter Kosovo. For Visa you need about 45 different documents and 35 euro (visa fee)”, lexohet në mesazhin në anglisht drejtuar Hahnit, që e shqipëruar do të shkruhej “Mirësevini në Kosovë, zoti Hahn. Ne aplikojmë reciprocitetin në Kosovë, ndaj juve ju nevojitet një vizë për të hyrë në Kosovë. Për një vizë, juve ju duhen rreth 45 dokumente të ndryshme dhe një pagesë prej 35 eurosh”.

Ish-anëtari i Asamblesë së Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori u shpreh se, përmes kësaj pankarte duan t’i japin një mesazh komisionerit europian, se Kosova mund të vendosë reciprocitet edhe për vizat dhe jo vetëm për mallrat serbe.

Nëse Kosova ka dështuar deri më sot, sipas aktivistëve fajtor është edhe Bashkimi Europian, i cili ka ndihmuar në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Top Channel