Foto ilustruese

Një 30-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë së Komisariatit Nr. 6, pas dyshimeve për armëmbajtje pa leje.

Jashar Hysa, banues në fshatin Varosh të Ndroqit, periferi e kryeqytetit, është ndaluar nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një karikator dhe 146 fishekë.

Ai do t’i referohet tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës për veprën penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Top Channel