Çmimi i Madh i Abu Dhabit është gara e fundit në Botërorin e Formulës 1 për Fernando Alonson.

Spanjolli, duke nisur nga viti 2019 nuk do të jetë më në këtë kompeticion, por do të provojë aventura të tjera, siç është pjesëmarrja në garën “Indy 500”.

Me këtë rast, Alonso vendosi të përshëndesë kampionatin e Formulës 1, të cilin ka mundur ta fitojë 2 herë, duke postuar në rrjetet sociale një video, nëpërmjet së cilës festoi 17 vitet e karrierës së tij në Formulën 1.

“Jam një pilot”, ishte fraza me të cilën Fernando Alonso e niste dhe e mbyllte këtë video, sigurisht pa harruar të bëjë falenderimin e tij për të gjithë.

Top Channel