Niki Lauda rishfaqet pas trampiant në mushkëri të kryer në 2 gusht. Presidenti i nderit i Mercedes që doli nga spitali në 24 tetor, publikoi në rrjetin social Twitter një video-mesazh ku uroi skuadrën e tij për fitoren e titullit në Formula 1 edhe në këtë vit si dhe për të bërë të ditur rikthimin e tij të shpejtë në bokset e skuderisë gjermane.

‘Kam një mesazh për skuadrën dhe të gjithë miqtë e mi-tha Lauda në video-mesazhin e tij-sic e dini kalova një moment vërtet të vështirë për arsye shëndetësore. mbështetja juaj ishte e pabesueshme. Rezultatet e këtij viti ishin të jashtëzakonshme, titulli i 5 radhazi për konstruktorë dhe Lewis Hamilton sërish kampion për pilotë. Nuk mund të punohej më mirë se kaq. Tani kam një mesazh shumë të rëndësishëm; do të kthehem shumë shpejt’.

Niki Lauda, 3 herë kampion bote në Formula 1, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale duke kryer një trampiant në mushkëri, operacion ky që shkoi mirë. Për të e keqja më e madhe ka kaluar, por edhe faza e rehabilitimit ka shumë rëndësi dhe nuk duhet nënvlerësuar. Për këtë arsye, Lauda nuk do të jetë në bokset e Mercedes në garën e fundit të Botërorit të Formula 1 në Yas Marina të Abu Dabit

Top Channel