Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Interpolit kapën dhe arrestuan përkohësisht një shtetas ët shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Besnik Bungaja, i njohur ndryshe edhe si Besnik Leka dhe Astrit Leka, banues në Tiranë.

Ky i fundit u arrestua për llogari të drejtësisë italiane, pasi Gjykata e Napolit ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg.

Ndaj 42-vjeçarit rëndojnë akuza si “Pjesëmarrje në grupe kriminale” dhe “Shfrytëzim Prostitucioni”, ndërsa tashmë pritet të nisin procedurat për ekstradimin e tij.

Top Channel