Me hyrjen në lojë të presioneve serbe dhe lobingut të tyre kundër, Kosova dështoi për të tretën herë që të bëhej pjesë e Interpol ditën e djeshme.

Në raundin e parë nga 154 vende, Kosova mori 76 pro, 56 kundër dhe 22 abstenuan. Ndërkohë, në raundin e dytë të votimit, Kosova nuk arriti të marrë 2/3 e votave për t’u bërë pjesë e njërit nga mekanizmat më të rëndësishëm të sigurisë në botë, pasi mori vetëm 68 vota pro, 51 kundër, ndërsa 16 shtete abstenuan.

Kosova për anëtarësim në Interpol kishte aplikuar tre herë, fillimisht në vitin 2010, duke vazhduar me vitin 2015 dhe aplikimi i fundit në vitin 2017, por që nuk rezultoi pozitiv.

Ndërkohë mediat kanë zbardhur edhe listën e shteteve që votuan kundër  pranimit të Kosovës në këtë organizatë. Detaji që bie në sy është vota kundër e katër shteteve të Bashkimit Europian si Spanja, Qipro, Greqia dhe Rumania.

SHTETET QË VOTUAN KUNDËR:

Afrika e Jugut
Angola
Argjentina
Armenia
Azerbajxhani
Bjellorusia
Bolovia
B. Hercegovina
Botsvana
Brazili
Buruti
Kamboxhia
Kameruni
Kili
Kina
Qipro
Kongo
Cibut
Eritrea
Spanja
Gjeorgjia
Greqia
Granada
Guatemala
Guinea
Guinea Ekuardoriale
Iles Solomon
Indonezia
Irani
Kirgistan
Laos
Lesotho
Liban
Malajzia
Maroku
Maurice
Meksika
Moldavia
Mozambik
Nianmar
Namibia
Nepali
Uganda
Filipine
Rep Domenikane
Rumania
Kongo
Rusia
Serbia
Sudani
Surinami
Siria
Tunizi
Venezuela
Somalia

SHTETET QË ABSTENUAN:

Algjeria
Antigua S Barbuda
Burkina Faso
Cap Vert
Rep Korea
Egjipti
Emiratet Arabe
Ekuadori
Etioria
Hungaria
Izraeli
Xhamajka
Japonia
Kenia
Mongolia
Nikaragua
Uzbekistani
Peru
Seychelles
Sllovakia
Taxhikistani
Vietnami

Top Channel