Top Story solli rastin konkret të tekstit skandal me titull “Shkumësi Magjik”, i cili fitoi tenderin për tu shpërndarë në shkollat tona. Ky tekst u tregon fëmijëvë se për të mos vajtur në shkollë ata mund të pijnë një lëndë helmuese dhe të sëmuren, siç ishte në këtë rast shkumësi i tretur në ujë.

Nuk vonoi shumë dhe skandale të tjera u bënë publike, si fabula e gjinkallës dhe milingonës, e shkruar nga Zhan de la Fonten në vitet 1600 dhe që të gjithë brezat në Shqipëri, e kanë pasur pjesë në librin e leximit për klasën e dytë.

Me kalimin e viteve kjo fabul ka marrë tjetër formë.
Mbase autorët e këtij teksti me fëmijët e tyre shkojnë dhe bëjnë shkuma-parti në Dhërmi gjatë verës, por qindra fëmijë të tjerë në Shqipëri nuk kanë çfarë të hanë dhe çfarë të veshin. Për më tepër ata janë vetëm 7 vjeç. Shumica e tyre edhe në qofshin të pasur, nuk e dinë se çfarë është shkuma parti.

Raste të tjera të këtyre gabimeve trashanike ka me dhjetra nga librat e asaj kohe. I tillë është rasti i tregimit në leximin për klasën e 4 që ka një histori gati si filmat horror.

“Gruaja u rrëzua dhe humbi jetën në spital. Beni përfundoi në burg, ndërsa fëmijët mbetën jetimë. Për ta kujdesen aktualisht gjyshërit nga nëna, të cilët e kanë të vështirë të mos u përçojnë fëmijëve urrejtjen ndaj të atit të tyre”, shkruhet në tekst.

Top Channel