Librat në Shqipëri u shpërndanë në bazë të Udhëzimit nr. 24, dt 19/07/2018. Në pikën 1 thuhet:
Të gjithë nxënësit e klasave I–IV të arsimit bazë të marrin në përdorim falas të gjitha tekstet shkollore, sipas katalogut të teksteve shkollore, me detyrimin që tekstet shkollore të listuara në shtojcën 1 bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi, t’i dorëzojnë në fund të vitit shkollor.

Në fund, udhëzimi përmban edhe një akt dorëzimi i cili duhet të firmoset nga çdo prind kur merr librat dhe kur i dorëzon ato.

Ndërsa në shtetin fqinj, në Maqedoni, në ligjin për arsimin fillor dhe të mesëm neni 6, thuhet: Librat shkollorë, në shkollat publike fillore dhe të mesme janë falas. Shkurt dhe qartë. Librat janë falas!

Nuk përmendet as fjala përdorim dhe as akt dorëzimi në fund të vitit.|

Ana tjetër e medaljes ka të bëjë me ndikimin psikologjik që do të ketë kjo praktikë tek nxënësit.

Top Channel