Roma e rilindur; Projekti digjital që tregon ndërtesat e qytetit të përjetshëm

21/11/2018 18:01

Një vështrim mbi mrekullitë e Romës së lashtë nuk do të jetë më luks i rezervuar vetëm për vizitorët e kryeqytetit Italian; objektet e rralla të saj do t’i çelin dyert edhe për të tjerë falë një projekti dixhital të vënë në jetë pas dekadash të tëra planifikimi.

Turi “Roma e rilindur” është i pari që tregon sesi kanë qenë 7000 ndërtesa dhe monumente të vjetra, dhe ideja, siç shpjegon drejtuesi i tij, Bernard Frischer, qenka mjaft e hershme.

“Për herë të parë, më erdhi ndërmend një gjë e tillë në 1974-ten. Isha i vendosur të gjeja një mënyrë sesi të mund t’i riktheheshin botës këto monumente të jashtëzakonshme në formën që kanë pasur përpara. Por asokohe, teknologjia nuk ekzistonte”, u shpreh ai.

Na u desh ta ridizenjonim modelin tre herë, rrëfen ai, por 22 vjet pasi e filluam dhe me 3 milionë dollarë të hedhura për këtë ide, më në fund, ia dolëm mbanë.

Përdoruesit do ta shohin nga lart Romën e do te kenë mundësinë të eksplorojnë dy vende të rëndësishme: forumin romak dhe bazilikën e Konstandinit.

Brenda tre viteve të ardhshme, pritet të shtohen edhe objekte të tilla kyçe si Koloseumi dhe Panteoni. Monumentet do të shfaqen përpara syve të tyre siç janë aktualisht, pra rrënojat që kanë mbetur, dhe si ishin atëherë, ne kulmin e lavdisë së Romës.

Top Channel