Reshjet në Gjirokastër kanë sjellë bllokimet e para të përkohshme të aksit nacional në hyrje të qytetit.

Rrëshqitje dherash ka pasur edhe në vendin e quajtur “Shkalla e zezë”, por pa ndërprerë qarkullimin.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës kanë rënë 65 mm shi.

Sipas “Meteoalb”, reshjet janë më të intensifikuara në jug të vendit, orët e fundit, dhe probleme priten në Vlorë, Gjirokastër dhe Sarandë.

Top Channel