Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas 33-vjeçar, të akuzuar për agresion fizik ndaj një infermieri të Spitalit Rajonal të këtij qyteti.

Besnik Dashhana ka qenë duke marrë mjekim, në kohën kur ka goditur infermierin A.N., 33 vjeç, për motive të dobëta.

Menjëherë pas u njoftuan, shërbimet policore shkuan në vendngjarje dhe kanë arrestuar në flagrancë autorin.

Ai do të procedohet penalisht tashmë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit, për “goditje për shkak të detyrës”.

Top Channel