Përfundimi i fazës së grupeve në Ligën e Kombeve sposton vëmendjen në shortin për Europianin 2020 që do të hidhet muajin tjetër në Dublin.

Në 2 Dhjetor në Irlandën e Veriut do të mësohet edhe ndarja e ekipeve për fazën kualifikuese të turneut kontinental, aty ku Shqipëria shpreson se fati do të jetë në anën e saj për të evituar më të keqen.

Do të kemi të bëjmë me pesë grupe të cilat do të përbëhen me nga pesë skuadra, e pesë të tjera që do të përbëhen me nga gjashtë skuadra. Shqipëria ndodhet aktualisht në vazon e katërt, çka do të thotë se do të ketë tre skuadra më të forta në letër, për të afruar sërish ëndrrën e Europianit, një arritje të cilën e preku 2 vjet më parë në Francë. Në rast se do të renditemi në grupin me 5 skuadra, atëherë do të lëmë pas vetes vetëm një kundërshtar të dobët në letër.

Surpriza e madhe e goglave në shortin e Dublinit është gjermania në fashën e dytë dhe që përfaqëson një minë lundruese, për ekipet favorite që janë mbi nivelin e kuqezinjve. Edhe në këto kualifikuese struktura është e qartë, janë dy vendet e para ato të cilat kualifikohen më tej, ndërsa 4 vende do të plotësohen përmes të mbijetuarve në Ligën e Kombeve.

Shqipëria pret të zbresë në fushë nga 21 deri në 23 Mars 2019, në varësi të shortit që do të hidhet të dielën e 2 Dhjetorit në Dublin. Për herë të parë në histori një Europian do të luhet në 12 shtete, e për ti afruar këto vende me shanset e kualifikimit, maksimumi dy prej tyre mund të shortohen në të njëjtin grup.

Top Channel