Partia Demokratike do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarët e degëve nga 23 nëntori deri më 2 dhjetor.

Top Channel ka siguruar urdhrin e Bashës për organizimin e zgjedhjeve, ku përcaktohen këto dy data.

“Në mbështetje të nenit 34 dhe 36 të Statutit të Partisë Demokratike, me qëllim organizimin dhe mbajtjen e Kuvendeve të Degëve të Partise Demokratike si dhe konstituimin e Kryesive të Degëve,

“URDHËROJ: Organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Degëve të Partisë Demokratike, gjatë periudhës 23 nëntor deri në 2 dhjetor 2018”, lexohet në shkresën e firmosur nga kreu i PD, Lulzim Basha.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel