Banorët të cilët preken nga projekti i zhvillimit të Unazës së Madhe kanë vërshuar pranë zyrave të Autoritetit Rrugor Shqiptar për të marrë shpronësimet.

Në një kohë që një pjesë e banorëve, bllokojnë rrugën, duke shkaktuar një trafik të madh për pjesën tjetër të qytetit, me dhjetëra të tjerë i janë drejtuar ARRSH-së duke nisur procedurat e shpronësimit.

Banorët kanë marrë fillimisht sqarimet e nevojshme dhe më pas kanë nisur menjëherë plotësimin e dokumentacionit që u mundëson atyre shpronësimin e plotë.

Siç duket edhe në foto, janë 36 persona të paraqitur pranë ARRSH nga data 1 nëntor, deri më 19 nëntor për të kërkuar dëmshpërblim për banesat e tyre që preken nga ndërtimi i Unazës së Re.

  Unaza e Re, ARRSH thirrje banorëve: Ju sqarojmë për paqartësitë

Gjatë këtyre ditëve, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vijuar takime dhe të sqarojë shumicën dërrmuese të banorëve të zonës së Astirit, që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe. Ata janë pritur personalisht nga drejtori i ARRSH, Afrim Qendro, të cilët kanë marrë informacionin e duhur dhe janë sqaruar për hapat që duhet të ndjekin për t’u shpronësuar.

Top Channel