Presidenti Meta nis vizitën zyrtare të Arbanasit e Zarës në Kroaci, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta niset për në Kroaci për të vizituar së bashku me homologen kroate, Presidenten Kolinda Grabar-Kitarović, Arbanasit e Zarës, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, Presidenti i Republikës do të zhvillojë një takim me Presidenten kroate, do të vizitojë bashkësinë e Arbanasve të Zarës si dhe do të takohet me autoritetet vendore të Zadarit.

Arbanasi është vendbanim në juglindje të gadishullit të Zarës, sot pjesë e qytetit të Zarës. Ky vendbanim është krijuar në shek. e 18 me ardhjen e shqiptarëve nga viset jugore të Liqenit të Shkodrës në tri faza të shpërnguljes (në vitin 1726, 1727 dhe 1733). Banorët e këtij vendbanimi e kanë ruajtur gjuhën e të parëve, me përzierje të kroatishtes dhe dialektit të Venetos.

Top Channel