Tenton t’i vjedhë celularin vajzës, hajduti lutet për mëshirë (Video)

20/11/2018 17:35

Një hajdut në Brazil e ka pësuar keq pasi u përpoq t’i vidhte celularin një vajze.

18-vjeçari Magdeel da Silva u regjistrua duke qarë i shtrirë në tokë, ndërkohë që 22-vjeçarja Sabrina Leites i kishte bllokuar krahun me një kapje artesh marciale, në pritje që të vinte policia.

Hajduti nuk e dinte aspak se “viktima” e tij kishte 4 vite që merrej me jiu-jitsu. Ai i kishte shkuar te hyrja e banesës me motor dhe i kishte kërkuar celularin, por Sabrina menjëherë sulmoi hajdutin.

Top Channel