Foto nga Porti i Durrësit, sot

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë nuk niset për shkak të motit të përkeqësuar.

Deti me dallgë deri në 7 ballë e bën të pamundur lëvizjen e mjeteve detare. Edhe mjetet detare më të vogla, si anijet e peshkimit, janë njoftuar që të rrinë të ankoruara në “Tri Port” deri në përmirësimin e situatës.

Ndërkohë, reshjet e shiut shkaktuan vonesa në përpunimin e anijeve tregtare në Portin detar të Durrësit mëngjesin e së martës. Por, nga Durrësi nuk raportohen probleme në lëvizjen e trageteve që udhëtojnë drejt Barit.

Sipas burimeve nga Kapiteneria e Portit detar të Durrësit, parashikohet që era të arrijë shpejtësinë 50 km në orë, duke çuar në një dallgëzim 7-ballësh në det.

Situata parashikohet të qetësohet pas të mërkurës.

Top Channel