Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, në një konferencë me rastin e mbylljes së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Tiranë, deklaroi se “borxhi publik është në rënie të vazhdueshme”.

“Duhet të vijojnë reformat strukturore në Shqipëri. Deficiti buxhetor është i ulët dhe borxhi është në rënie. Bazat e zhvillimit të vendit mbeten solide, ndërsa duhet përmirësim i zhvillimit të sistemit financiar”, theksoi Sejko.

Ndërkohë përfaqësuesit e FMN janë shprehur se PPP-të janë një mundësi për përmirësim të menaxhimit të projekteve, por ka disa vende ku PPP kanë shkaktuar probleme financiare.

Top Channel