Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në kuadër të mbylljes së misionit të radhës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Tiranë, ka dalë në një konferencë për mediat ku tha se falë partneritetit me FMN-në, Shqipëria ka një situatë makroekonomike dhe fiskale të konsoliduar.

“Përtej sfidave të reformave, doja të fokusohesha në disa nga zhvillimet ekonomike dhe parashikimet. Rritja ekonomike ka vijuar të përshpejtohet. Për 6 muajt e parë, rritja është në nivelin 4.4% nga 3.8 që ishte në 2017, e pritet të jetë mbi 4% gjatë gjithë vitit”, deklaroi Ahmetaj.

“Zgjerimi i aktivitetit ekonomik është reflektuar dhe në tregun e punës. Papunësia ka nisur të bjerë dhe punësimi është rritur”, shtoi ministri.

Top Channel