Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka denoncuar edhe njëherë dështimin e ekonomisë shqiptare nën drejtimin e qeverisë Rama.

Sipas saj skemat e dështuara dhe të konfirmuara si dështim të PPP-ve u çuan në një stad tjetër duke përfshirë në një skemë piramidale të gjithë buxhetin e shtetit.

“Sot Shqipëria ka një borxh publik 71% të PBB-së ndërsa vetëm PPP-të e dhëna deri më tani përbëjnë 12% të PBB-së. Këto skema janë kontrata e përjetshme që qeveria ka lidhur me oligarkët për të kaluar përjetësisht paratë e shqiptarëve në xhepat e tyre dhe më pas xhepat e qeveritarëve”, shkruan Tabaku.

Më tej ajo shton se pasi u dhuron kontrata disa milionë euro në xhepat e koncesionarëve oligarkë dhe më pas në xhepat e qeveritarëve të lidhur me to, qeveria një gjoja reformë për të rritur taksat për qytetarët duke shtuar varfërinë dhe duke prodhuar më shumë pabarazi.

“Një vit më parë e paralajmëruam por ato vazhduan me kokëfortësinë e tyre duke ndërmarrë këtë nismë me pasoja të frikshme për ekonominë shqiptare. Ballona e borxhit tanimë është kokëposhtë, vitin tjetër borxhi pritet të shkojë më shumë se 83% e PBB-së ndërsa taksat jane rritur më shumë se 5 miliardë USD, biznese do të mbyllen duke marrë me vete në humnerë ekonominë dhe të ardhurat e gjithsecilit prej nesh ndërsa qeveria shfaq filmin me zë të propagandës”, tha Tabaku.

Top Channel